Subscribe

Një 20-vjeçar, i quajtur Arni Sulejmani, ka mbetur i plagosur në ambientet e një hoteli në Durrës, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Markeljan Beqiri, si dhe Tefik Shehu për moskallëzim krimi.

 

Në pranga përfundoi edhe 22-vjeçarja Anxhela Brisku, e cila, menjëherë pas plagosjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit.

 

Blutë e Durrësit kanë arrestuar edhe Enver Hysenajn, 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar  të renë, ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.

 

Policia njofton se të katër personat e përfshirë në këtë ngjarje ishin në të njëjtën dhomë hoteli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *