E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I riu përplas 80 vjeçarin në Maliq/ I moshuari niset me urgjencë për në spital

Një aksident është shënuar mbrëmjne e kësaj të mërkure në Maliq.

 

27 vjeçari teksa ka qenë duke drejtuar makinën “Volksqagen” ka përplasur një të moshuar i cili ka qenë në një karrocë të tërhequr me kafshë pune.

 

Reklamë

Policia njofton se 80 vjeçari është transportuar për në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 16.11.2022, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Gollobërdë, Maliq, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë