E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I riu nuk shikon rrethrrotullimin në Lushnjë dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, merr plagë të rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në daljen jugore të Lushnjes, ku një mjet tip Audi, i drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar në spitalin e Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur pasi i riu, duke dalë nga qyteti, nuk ka parë rrethrrotullimin dhe ka devijuar drejt aksit rrugor, duke goditur me forcë shtyllën e ndriçimit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë