E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

I pushoi zemra papritur, humb jetën 3-vjeçari në Selanik

Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën papritur në Selanik të Greqisë këtë të premte.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se fëmija pësoi atak në zemër. Kur prindërit e vogëlushit fatkeq vunë re se fëmija nuk ishte mirë, njoftuan mënjëherë ambulancën.

Fëmija u transferua në spitalin Ippokratio. Pavarësisht ndihmës që mori nga mjekët atje, nuk ia doli të mbijetonte.

Vdekja e 3-vjeçarit ka tronditur familjen dhe të afërmit, ndërsa nesër pritet të dalin rezultatet nga ekspertiza mjekoligjore për të mësuar më shumë rreth arsyes që i shaktoi atakun fëmijës 3-vjeçar./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë