Dy të mitur, 16 vjeç, janë proceduar penalisht për hapjen e një llogarie në “Instagram” dhe publikimin e fotografive të një bashkëmoshatareje me përmbajtje denigruese. Autoritetet po vijojnë hetimet për të plotësuar dokumentimin e rastit.
Materialet procedurale për këtë ngjarje janë dërguar në prokuroritë përkatëse për veprime të mëtejshme.
Policia: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për 2 shtetas të mitur të moshës 16 vjeç, pasi dyshohet se kanë hapur një llogari në rrjetin social “Instagram” dhe kanë postuar foto me përmbajtje denigruese ndaj një bashkëmoshatareje të tyre. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.





