Subscribe

Zbardhet dosja e operacionit ndërkombëtar “Shpirti”, që goditi një bandë që merrej me trafik droge e pastrim parash.

 

Në pranga ranë edhe prokurorë e zyrtarë të lartë policie, falë bashkëpunimit që patën me drejtësinë dy prej anëtarëve të grupit, si të penduar.

 

Njëri prej tyre zbuloi rolin që kishte kreu i grupit kriminal shqiptar, Ilirjan Duçellari. Sipas tij, falë tij bëhej kalimi i sigurt i drogës nga toka dhe deti.

 

“Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqoftë ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, që unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka një lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte te ne me një “Class E”, me ngjyrë gri, në 2005-2006. Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashkë me nje person tjetër, që ka thënë që edhe ai ishte një që punonte në polici. Ishin moshatarë, me flokë të bardha, më duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15.000 euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë. Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 unë isha në Itali e siç kam thënë, nëse nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zëvendës Drejtor në Dibër, më duket se edhe Festimin e kanë spostuar gjithmonë si Shefi i Policisë Komisariatit në Dibër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *