Zbardhet dëshmia e Luftar Reçit, personi i penduar dhe që ka pranuar të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për zbardhjen e dy vrasjeve, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut. Për këto vrasje SPAK akuzon si të përfshirë Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre. Në dëshminë e tij, Luftar Reçi nuk nguron të përmendë emrin e Lul Berishës, i cili, sipas tij, i ka kërkuar të vrasë Klodian Saliun.
“Në fillim të shkurtit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua në vendin e quajtur Stacioni i Trenit në Tiranë, vend ku unë kisha një kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim.. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundërshtuar dhe kishin frikë se mos i vriste. Bombën me telekomandë që përgatitëm ia dorëzuam Emiljano Shullazit. Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taulla, Lenti (Plarent Dervishi). Berishën e kam njohur në 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullain i kam njohur vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulëzim Berishës. Kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha.”
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbardhi dje disa vrasje të bujshme të para 15 vitesh, duke vënë nën akuzë emra të njohur për drejtësinë si Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullau etj.
SPAK zbardhi ekzekutimin e bujshëm të biznesmenit Vajdin Lamaj dhe të Klodian Saliut.





