Apeli i Posaçëm la në qeli avokatin Alban Bengasi, i cili ofroi 120 mijë euro për të dhunuar dhe vrarë ish- bashkëshorten e tij.

 

Ai kishte bërë kërkesë për lirimin nga qelia, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.

 

Bengasi doli në skenë pas rrëfimit të ë penduarit të drejtesise Nuredin Dumanit, i cili ishte personi që do kryente krimin, por diçka të tillë nga bashkëpunëtori i drejtësisë nuk u pranua.

 

Vetë Bengasi i ka mohuar deklaratat e Nuredin Dumanit.

 

Alban Bengasi ishte në kërkim që nga maji i vitit 2022 dhe ishte strehuar në Dubai, por sapo mbërriti në Rinas u prangos për dhunë në familje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *