Gjatë fjalsë së saj në Kuvend, kryetarja e LSI e thirri në ministren, Bora Buzhaqi dhe jo Muzhaqi.

 

Edhe pse kërkoi falje, ky lapsus i saj solli edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

 

“E dashur Monikë, jemi kolegë të vjetër, Muzhaqi është mbiemër shumë i madh dhe i uroj Borës si vajzë e re që ta justifikojë mbiemrin që mban dhe do ju kërkoja që askush në këtë sallë të mos keqinterpretojë mbiemrat, loja me mbiemrat nuk i shkon askujt, vijnë nga Muzaka, një fis që ka luftuar për këtë vend, fisi nga vjen e Bora e kanë vuajtur shumë diktaturën”, tha Balla.

 

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Kryemadhit.

“Qeveria e Skënderbeut tonë, nuk ka nevojë për dado, kush është ministër e çon punën e vet deri në fund, se prandaj janë ministër”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *