Dritan Leli i ka dhënë ndihmën e parë një të moshuari në bregdetin e Vlorës.

 

Leli është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes teksa një i moshuar nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ndihmën e ambulancës.

 

Kryebashkiaku i Vlorës, mjek për nga profesioni i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit i cili kishte pësuar parainfarkt.

 

Pas marrjes së ndihmës së parë, në afërsi të Lungomares ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar të moshuarin drejt spitalit Rajonal të Vlorës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *