Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Ballshit. Një i moshuar, teksa ka marrë pensionin në sportelet e postës në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët, ku për pasojë ka humbur jetën në vend.

Nga kalimtarët teksa kanë parë të moshuarin shtrirë, është njoftuar policia si dhe një ekip mjekësor të cilet kanë mundur ta rikthejnë në jetë.

Sipas burimeve nga policia të moshuarit dyshohet se i ka rënë infarkt. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes ndërsa pritet dhe një njoftim zyrtar nga policia për identitetin e të moshuarit dhe detaje të ngjarjes./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *