Subscribe

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në fshatin Bubullimë të Lushnjës dhe për pasojë një i moshuar ka humbur jetën.

Në banesën e shkrumbuar nga flakët jetonte i vetëm çifti i të moshuarve Kristina  dhe Koli Koci 82-vjeç, i cili nuk i mbijetoi dot flakëve.

Komshinjtë e tyre tregojnë se zjarri ka rënë rreth orës 2 e 30 të mëngjesit duke u gdhirë e enjtja .

“Ishte ora 2 e 30 vetëm kur shohim flakët, u munduam ti ndihmonim morëm edhe zjarrfikësen në telefon, vetëm kur pamë që atë gruan e kishte zënë trari. Shumë gjynah ishin vetëm, nuk kishin asnjë të afërm”, shprehen banoret.

Për sa i përket shkakut të zjarrit, Shefi i Zjarrfikësve në Lushnjë  thotë se flakët nisën nga soba e druve me te cilin ngroheshin të moshuarit

“Ne kur erdhëm e gjetëm sobën të ndezur dhe mendojmë se zjarri nisi nga aty, edhe krevatet e tyre i kishin ngjitur me sobën.

Çifti i të moshuarve jetonte i vetëm, pasi nuk kishin fëmijë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *