Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

I mori biznesmenit 10 mijë euro përmes shantazhit, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq ish-shefin e Antidrogës në Durrës

4 Shkurt 12:45

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq Gazmir Preçin,  ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës.

Preçi, i cili u arrestua më 15 gusht të vitit të kaluar, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lexo edhe :

Related Posts

Jepet vendimi, Kryekomisari Gazmir Preçi kërkon mëshirë nga GJKKO: S’dija ç’kishte brenda zarfit
Në 2021 u arrestua se lejoi kultivimin e drogës, më pas u bë shef anti-droge, të pathënat e Kryekomisar Gazmir Preçit

Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Hetimet e këtij procedimi u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Arrestimi

Gazmir Preçi me detyrë shef Antidroge, akuzohet se kishte kërcënuar një biznesmen se do t’i mbyllte biznesin (klub nate) tek Ura e Dajlanit pasi sipas tij këtu punonin disa persona të pasiguruar.  I gjendur nën presion nga zyrtari i policisë i cili i kishte vendosur gjobë të majme prej 20 mijë eurosh, qytetari vendosi që të denonconte rastin. AMP menjëherë sapo regjistroi denoncimin i’u drejtua Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pasi prokurori i Strukturës së Posaçme dha autorizimin, Agjencia e Mbikqyrjes Policore organizoi takimin grackë të qytetarit me shefin e antidrogës Gazmir Preçi. Takimi u organizua në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë ku qytetari i dorëzoi 10 mijë euro Preçit duke i thënë që për momentin ka vetëm gjysmat e parave. Menjëherë sapo efektivi mori paratë, kanë ndërhyrë efektivët e AMP-së ku kanë bërë të mundur arrestimin e tij në kushtet e flagrancës.

Preçi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier, caktoi masa sigurimi personal për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër të cilët kishin lejuar mbjelljen e drogës buzë lumit Vjosa. Mes tyre ishte edhe emri i Gazmir Preçit, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Preçi kishte mbajtur postin e shefit të komisariatit në policinë e Mallakastrës.

Pas hetimeve rezultoi se punonjësit e policisë kishin shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.

Masat e sigurisë në vitin 2021

-Komisar Elvin Karaj, me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– N/Komisar Endrit Vika, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Inspektor Ermal Beharaj., me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Inspektor Erlind Likaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Inspektor Ornel Kuqari, me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Komisar Gazmir Preci, në detyrën e ish-Shefit të Komisariatit të Policisë Mallakastër

– Inspektor Ylli Koreveshaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

– Inspektor Irfan Bajramaj, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër. /vizionplus.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
gazmir preci SPAK

Nga e njëjta kategori

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

më shumë...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

më shumë...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti (EMRAT)

më shumë...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy persona në Korçë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.