E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, lirohet nga burgu sanitarja Tire Alldervishi

Lirohet nga burgu Tire Allidervishi. Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për ish-sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

 

Ajo u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilën e mashtroi duke i marrë një shumë prej 8 milionë lekësh.

 

Reklamë

Tirja u hoq si infermiere dhe i premtoi vajzës së pacientes se do t’ua shpërndante bluzave të bardha paratë për një kujdes më të mirë ndaj nënës së saj.

 

Mashtrimi u zbulua nga bisedat që pacientja, e cila ndërroi jetë nga COVID, pati me të bijën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë