E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I morën armën policit dhe qëlluan në spital, burg dy fierakëve

Gjykata e Fierit dha masën “arrest me burg” për Aleksandër Zhapajn si dhe Daniel Braçen, personin qe e plagosi ate me arme zjarri brenda ambienteve urgjences ne Fier.

 

Reklamë

Zhapaj është njohur me masën e sigurisë nga spitali, pasi ai ndodhet i shtruar tek trauma për shkak se ka marrë lëndime në trup.

 

Ndërkohë, Gazmend Braçe, qe u perfshi ne konflikt, u la ne “arrest shtëpie”.

 

Perplasja mes dy familjeve ndodhi mbrëmjen e 31 gushtit në një lokal në Levan të Fierit, ku mbeten te lenduar pesë persona.

 

Me pas, konflikti vijoi ne spitalin e Fierit, ku Daniel Braçe i mori pistoleten nje polici duke qelluar mbi Aleksander Zhapajn. Ai u arrestua pak ore pas krimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë