Vendi
I mituri godet me thikë 15-vjeçarin në ambientet e shkollës në Sarandë

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë në ambientet e një shkolle private në Sarandë.
Policia njofton se autor është një 13-vjeçar.
I lënduari, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Sarandë, paraprak/ Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj”, njofton policia./vizionplus.tv




