Aktivistja e të drejtave të njeriut, Elsa Ballauri u përplas këtë të premte në debat me avokatin Spartak Ngjela, teksa ishin të ftuar në emisionin Kapital në “Vizion Plus”.

 

Ballauri tha se në psikolgjinë e shoqërisë shqiptare, një njeri i korruptuar është i pranuar nga të gjithë, ndërsa një profesionist i ndershëm konsiderohet budalla.

 

“Faktori ndërkombët është kapur tek reforma në drejtësi. Është thelbi i një vendi. Pesimizi dhe meraku im është se politika do të vahdojë për të kapur institucionet qofshin dhe ato të drejtësisë. Kjo është mënyra më e mirë që di të bëjë. Është një kulurë që është krijuar. S’jam dakord që ne krahasohemi me vendet e Perëndimit. Në shqipëri akoma një njeri i korruptuar, vetëm që ka para, është i pranuar nga të gjithë dhe i talentuar. E quajnë zotëri. Ndërsa një profesionist i mire por i ndershëm është një budalla. Kemi një nivel të shoqërisë që vetëm bën sehir. Politika do të ndërhyjë.”

 

Mirëpo, ky qëndrim solli reagimin e menjëhershëm të avokatit Ngjela, i cili ndërhyri duke thënë se shqiptarët janë populli më i ndershëm i Evropës, por politikanët janë hajdutë.

 

“Ka faj zgjedha, ata janë hajdutë. Shqiptarët po të mbajnë gjallë. Bëjnë dy punë dhe mbajnë familjen me punë. Hajdutet nuk i kanë sjellë shqiptarët e ndershëm. Shqiptarët janë në pozicion shumë të vështirë. Ata janë njerëzit më punëtorë në Perëndim. Nëse hiqet zgjedha, e di unë si ecin shqiptarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *