E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Kroaci.

Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të bashkëpunimit të rrjetit ENFAST dhe falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes FAST Albania dhe homologëve të saj në Kroaci dhe Itali.

Reklamë

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian.

Policia e Shtetit thekson se, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara, mbetet e angazhuar maksimalisht për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vënien e tyre përpara drejtësisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë