Trajneri i klubit të Kukësit, Skënder Gega u nis mëngjesin e kësaj të mërkure drejt Turqisë për trajtim mjekësor.

 

Gjendja e tij shëndetësore u rëndua, pas infektimit me COVID-19. Njoftimin e dha vetë klubi.

 

“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *