Policia ka arrestuar në kohë rekord grabitësit e vjedhjes me dhunë të ndodhur paraditen e të premtes në rrugën e “Barikadave” ku shtetasit A.Sh., I morën një sasi lekësh.

 

Pas arrestimit të shtetasit E.F., 35 vjeç që u kap në momentin e vjedhjes nga patrulla e policisë rrugore, uniformat blu arrestuan edhe shtetasit:

B., 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”);

H., 27 vjeç, banues në Tiranë;

Xh. D., 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”).

 

Këta shtetas sipas policisë krahas vjedhjes së të premtes janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., me detyrë roje pranë një pike këmbimi valutor.

 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe sendet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve ku mes të cilave një motorr skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe një automjet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *