E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Kronikë

I gjenden armë zjarri në banesë, pranga 56 vjeçarit

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është goditur në Fier. Policia bën me dije se një 56 vjeçar me iniciale T.G. ka rënë në prangat e policisë pasi në banesë i është gjetur një armë zjarri.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 armë zjarri automatike me 2 krëhëra, 1 pistoletë me 1 krëhër dhe 148 fishekë.

 

Reklamë

Në përfundim të veprimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T.G për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë