Subscribe

Ulja e menjëhershme e temperaturave në disa gradë nën zero ka sjellë dëmtime në drufrutorë, kryesisht në varietetet e hershme të kumbullës dhe qershisë në zonën e Korçës.

 

Sipas fermerit Jorgo Fraholli, nëse temperaturat ulen më tej dëmet do të jenë të mëdha

 

Shifeni këtë sythin, tani kjo nuk kuptohet, por pas 3 ditësh do të kuptohet se sa i madh është dëmi.

 

Fermerët sipas Frahollit vitet e fundit po kërkojnë të kalojnë tek kultivarë më të vonë të qershisë dhe kumbullës.

 

Fermerët janë mësuar me këtë kohë dhe kanë gjetur si zgjidhje te kultivojnë ato që ne themi drufrutorë të dorës së dytë.

 

Ferdinand Ali, një tjeter fermer në fshatin Dvoran, thotë se temperaturat nën zero kanë shkaktuar një dëm që shkon mbi 80% të prodhimit të pritshëm.

 

Në fushën e Dvoranit, krahas kultivimit të mollës, vitet e fundit janë shtuar së tepërmi sipërfaqet e mbjella me qershi dhe kumbull.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *