Një përplasje fizike ka ndodhur këtë të shtunë mes pronarit të një hoteli në pikën turistike të Drilonit në Pogradec dhe kryeplakut të zonës, ku shkak është bërë një rrugë të cilën e pretendojnë të dyja palët.
Bëhet me dije se në sherr janë përfshirë Jetmir Muçollari dhe djali i tij 26-vjeçar Johan Muçllari, të cilat janë përleshur fizikisht me kryeplakun e fshatit Tushemisht, Ilirjan Tasellari dhe Prokop Pilinçin.
Të katërt personat e përfshirë në sherr janë vënë nën hetim nga policia.
Mësohet se Muçllari ka rrethuar një pjesë të rrugës që kufizohet me pronën e kryeplakut të cilën e pretndon të tijën.
Gjithashtu Vizion Plus mëson se Tasellari ka denoncuar disa herë te autoritetet problemin, çka ka sjellë dhe reagimin e fortë të palës tjetër.
Siç shihet edhe në pamje, në vendngjarje kanë shkuar edhe inspektorët e Bashkisë së Pogradecit, si edhe nënkryetari Paskalino Ziko, i cili në pamje dallohet duke ndarë sherrin.
Jetmir Muçllari, është i njohur për përplasjet e tij me grupin e të fortit të Pogradecit, Ilir Berberi, ndërsa të birit i kanë organizuar 3 herë atentate.





