Ish-komisari i policisë Ervin Dalipaj i shpallur në kërkim, dyshohej te ishte truri i bandës se policeve, qe mendohej se qëndrone pas rrëmbimit dhe vrasjes se Gazmend Çollakut në janar të 2016.

 

Dalipaj, me një të shkuar të pasur në radhët e policisë, mendohet se është truri i pengmarrjes se Çollakut dhe më pas fshehjes së provave, përfshire automjetin dhe autoreve.

 

Besohet se lufta mes bandave dhe pazaret e drogës, bënë që brenda një harku kohor të shkurtër të ekzekutoheshin 3 persona në Durrës, ngjarje të cilat kanë lidhje me njëra-tjetrën.

 

Mbrëmjen e 20 janarit 2016 Ervin Kodrës dhe Endri Caushajt iu bë pritë fare pranë portit të Durrësit, ndërkohë që breshëria e kallashnikovit i mori jetën. Të rinjtë sapo kishin lënë ambientet e një lokali kur mbi ta u derdh një karikator i plotë automatiku.

 

Për policinë vrasja u konsiderua si një larje hesapesh mes dy grupeve, ndërkohë që hetimet nisën me vënien nën përgjim të disa personave mes tyre dhe Gazmend Çollakut, njërit prej miqve të Ervin Kodrës. Hetuesit thanë se 34-vjeçari shoqërohej me Kodrën, por kishin pasur mosmarrëveshje.

 

E njëjta skenë pas dy javësh. Gazmend Çollaku sapo kishte lënë ambientet e një lokali dhe drejtohej për te automjeti i tij kur 4 persona të maskuar si efektivë policie e futën me dhunë në një makinë me portobagazh. Trupi i pajetë i tij u gjet një ditë më pas në fshatin Murqin të Fushë Krujës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *