Motra e 43-vjeçarit Kamer Idrizi, i cili u ekzekutua në mes të Shkupit me 80 plumba, ka shpërndarë një postim prekës, ku shprehu dhimbjen që i ka shkaktuar humbja e të vëllait.

 

Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, ajo shprehet se Idrizi ishte pika e saj e dobët dhe se tashmë humbi vëllanë e dytë, pas Enverit, për të cilin shkruan se ka ndërruar jetë disa vite më parë.

 

“Ndjej dhimbje te madhe humba personin qe e kisha pik te dobet qe e kishte aromen e babit tim Zoti na takoft ne Xhenet o shpirti i shpirtit tim. Shkove te vllau yt Enveri qe te deshti me shum se veten”, shkruan ajo.

 

Idrizi po udhëtonte me automjetin e llojit “Golf 7”, së bashku me një 22-vjeçar me inicialet E.I., në momentin që persona të maskuar i bënë pritë dhe e qëlluan me mbi 80 plumba kallashnikovi.

 

Në vitin 2019, Idrizit iu bë atentat po në Shkup, në ambientet e një hoteli të njohur, por atëherë ai mundi të mbijetonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *