E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I drejton kallashnikovin vëllait për ta vrarë, policia parandalon krimin

Policia e Lezhës ka kërkuar përshkallëzim të një konflikti në familje, që mund të kishte përfunduar me viktima.

 

Informacionet bëjnë me dije se shtetasi tashmë i arrestuar me iniciale E.P., 36-vjeç ka kanosur me armë zjarri tip kallashnikov vëllain e tij K.P.,30 vjeç, duke qëlluar disa herë në ajër.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Troshan, të Lezhës, ku policia ka mundur të sekuestrojë 1 armë zjarri kallashnikov me 2 krehëra dhe 354 fishekë luftarakë.

 

“Në momentin që ka parë Policinë 36 vjecari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë