Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal ndaj një 22-vjeçari dhe një 16-vjeçari.
Sipas njoftimit zyrtar, dy të rinjtë i kanë dhënë një 14-vjeçari të konsumonte lëndë narkotike.
Ka qenë 16-vjeçari ai që ka insistuar që i mituri të konsumonte drogë, ndërsa 22-vjeçari ishte i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk ndërhyri dhe as nuk raportoi në polici.
14-vjeçari mori trajtim mjekësor dhe fatmirësisht tani është jashtë rrezikut për jetën,
Njoftimi i plotë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 22 vjeç dhe për një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. Ditën e djeshme, 16-vjeçari dyshohet se i ka dhënë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një 14-vjeçari, i cili pas konsumimit të saj është paraqitur në spital, me probleme shëndetësore, ndërsa 22-vjeçari ka qenë prezent gjatë këtij rasti, por nuk ka ndërhyrë dhe as nuk ka kallëzuar në Polici. 14-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 16-vjeçarit, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv





