Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e gjykatës civile Agron Zhukri, i cili vendosi për fatin e vulës së PD duke ia dhënë atëkohë kryetarit të rithemelimit, Sali Berishës.
Sipas shkallës së parë të vetingut, gjyqtari Agron Zhukri nuk justifikoi 93 milionë lekë.
“Në përfundim të këtij procesi, trupi gjykues vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Agron Zhukri…vendimi i arsyetuar mund të ankimohet 15 ditë pas shpalljes së vendimit..”, tha Kryesuesi i trupës së SPAK.
Agron Zhukri nuk u paraqit në seancën e sotme për tu njohur me vendimin e komisionit por u përfaqësua nga avokati, njëherazi dhe djali i tij.
Emri i tij u lakua në vitin 2022, moment që përkon me konfliktin e brendshëm në partinë demokratike për logon duke i dhënë të drejtë grupit të rithemelimit.
Ky vendim u rrëzua në apelin e juridiksionit të përgjithshëm duke e çuar çështjen në pikën zero në gjykatën civile.
Ishte gjykata e lartë ajo që pak kohë më parë vendosi që çështja të zgjidhet nga gjykata e apelit me një tjetër trupë gjykuese.
Agron Zhukri e ka nisur karrirën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. /vizionplus.tv/