E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dha 50 euro polices për të ikur në perëndim, kapet i i riu nga Burreli

Policia Kufitare e Rinasit, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

 

Një tjeter vjecar i lindur në Burrel është arrestuar pasi tentoi të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare Rinas.

 

Reklamë

Të riut me iniciale J.R 18 vjec fillimisht iu refuzuar dalja nga Shqipëria nga punonjësit e Rinasit. Më pas ai ka shkuar sërish të sportelet e daljes dhe ka tentuar të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare duke dhënë një shumë prej 50 euro, me qëllim që punonjësja e policisë ta lejonte shtetasin J.R. të kalonte kufirin në drejtim të shtetit të Belgjikës, siç edhe kishte prerë biletën e udhëtimit, në kundërshtim me rregullat për udhëtimin në hapësirën Schengen.

 

Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 88 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Schengen.

 

Gjatë dy javëve të fundit në Rinas nga Policia Kufitare janë kapur 4 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve.

 

Janë proceduar penalisht 6 shtetas me dokumente të falsifikuara, 12 për kalim të paligjshëm kufiri si dhe 1 tjeter për mosdeklarim të hollash në kufi 1 rast.

 

Si dhe janë përpunuar në hyrje dhe dalje 74 759  shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë