E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Kronikë

I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 37-vjeçari nga Kuçova

Një 37-vjeçar ka rënë në  prangat e policisë, pasi ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit, Tiranë, për shtetasin Asqeri Myrteli, 37 vjeç, banues në Kuçovë. Ky shtetas është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2022, u kap nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në Kuçovë.

37-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë