Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Veronës, pasi ishte shpallur në kërkim pasi më herët ishte dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg.
Urdhri i ekzekutimit erdhi nga Prokuroria e Triestes dhe u ekzekutua nga anëtarët e Seksionit të Arrestimeve të Veronës.
Mediat italiane raportojnë se 36-vjecvcari shqiptar një pjesë të dënimit e kishte kryer. Ai është akuzuar për krime të ndryshme si: vjedhje banesash dhe pranim mallrash të vjedhura të kryera midis viteve 2015 dhe 2019 në zonën e Veronës, si dhe posedim të armëve ose objekteve që shkaktojnë vepër penale, për të cilat u ngrit akuza në vitin 2022 në Trieste.
Shqiptari, i njohur prej kohësh për forcat e rendit, thuhet se e filloi aktivitetin e tij kriminal më shumë se pesëmbëdhjetë vjet më parë, duke kryer grabitje të shumta kundër shtëpive dhe bizneseve.
Gjatë viteve, ai ka treguar një specializim të vërtetë në vjedhje, veçanërisht në ato të rënda, informon media italiane.
Pasi përfunduan procedurat formale, 36-vjeçari u dërgua në burgun Verona-Montorio, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga autoritetet gjyqësore.





