Një apartament dhe 5 sipërfaqe toke në pronësi të Emiljan Shegës, dënuar për drogë nga gjykata britanike do t’i kalojnë shtetit.

 

Ka qenë Apeli i Gjykatës së Posaçme që vendosi konfiskimin e pronave të paluajtshme të Shegës.

 

Mësohet se në total, vlera e 5 sipërfaqeve kullota që do t’i kalojnë shtetit, arrijnë afërsisht në 35 mijë metër katrorë. Ndërsa sipërfaqja e apartamentit është 130 metër katrorë.

 

Shega, subjekt i OFL, është dënuar me 10 vjet heqje lirie nga gjykata britanike pas çmontimit të një grupi të strukturuar kriminal. Grupi i përbërë nga 6 persona transportuan tonelata me lëndë narkotike drejt Mbretërisë së Bashkuar me vlerë 10 milionë paund dhe u dënuan në total me 64 vjet heqje lirie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *