Subscribe

Në ditën e nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në 6 bashki të vendit, Prokuroria e Përgjithshme filloi verifikimet për kandidatin e PD në Rrogozhinë Ferdinand Saraçi.

 

Ishte kërkesa e KQZ që vuri në lëvizje organin e akuzës, pasi në formularin e dekriminalizmit Saraçi ka deklaruar se ka qënë i dënuar më pare në Itali për armëmbajtje pa leje.

 

Në këtë formular, Saraçi është shprehur se ka qënë i dënuar me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje në banesë, ndersa i është referuar Kodit Penal Italian.

 

Në formular, Saraçi ka shpjeguar se ka ndryshuar emrin nga Fredi në Ferdinand.

 

Tashmë dosja ndodhet në Prokurori, në sektorin e dekriminalizmit. Aty pritet që të bëhen verifikimet e duhura në bashkëpunim me palën italiane. Gjithashtu pritet që Zyra e Dekriminalizimit ti dërgojë Italisë letër-porosi për informacione më të plota për kandidatin demokrat të Rrogozhinës siç janë emri apo shënjat e gishtave, nëse ai është i përfshirë në aktivitete kriminale të tjera apo jo.

 

Në bazë të hetimeve që do të kryhen nga Prokuroria, pritet që KQZ të vendosë mbi fatin e Saraçit, i cili mund të rrezikojë edhe të përjashtohet nga gara elektorale.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *