Subscribe

Përplasje të forta janë shënuar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme të Apelit gjatë seancës gjyqësore mes të dënuarit përjetë për vrasje Laert Haxhiu dhe prokurorëve të SPAK.

Haxhiu ka kërkuar rrëzimin e vendimit të shkallës së parë, vendim i cili e dënoi me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës shtatë vjet më parë.

Lexo edhe :

Related Posts

Avokati i Laert Haxhiut në seancë ka kërkuar riçeljen e shqyrtimit gjyqësor, pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore. Ndërkohë vetë Laert Haxhiu është shprehur se po dënohet pa fakte.

Të pranishëm në sallë ishin prokurorët Altin Dumani dhe Doloreza Musabelli, ndërsa gjyqi u ndoq edhe nga babai i Laert Haxhiut.

Avokati ka kritikuar Prokurorinë e Posaçme duke thënë se nuk kanë bërë hetime të plota. Sipas tij, SPAK ka kryer vetëm 3 veprime proceduriale, jo hetime. Madje ai ka kërkuar pamjet filmike të një karburanti për të përcaktuar nëse është apo jo Laert Haxhiu në ngjarjen e rëndë.

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga prokurorët e SPAK duke thënë se nuk është e bazuar në ligj. Sipas organit të akuzës janë edhe prova të tjera që implikojnë Haxhiun në këtë krim. Seanca e Apelit është shtyrë për në datën 13 nëntor.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Laert Haxhiu është dënuar me burg përjetë në mungesë i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *