E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet në Rinas 55-vjeçari, pritet ekstradimi

FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në pikën kufitare të Rinasit.

Shtetasi Agron Lamaj alias Aglon Lamaj ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2007, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Holanda në Itali.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, po punojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 55-vjeçarit, në Itali.

Vazhdo të lexosh

Reklamë