Durrës – Konfiskohen pasuritë e Alket Hatija, i konsideruar si “Zoti i Drogës”, i cili është dënuar me 20 vite burg nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim të lëndëve narkotike.
Pasuritë ishin të regjistruara në emër të vet si dhe të familjarëve.
Me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë sekuestruar 1 sipërfaqe toke truall, 1 garazh dhe 1 apartament në Durrës, si dhe 1 apartament në Kavajë.
Alket Hatija, gjatë periudhës 2003-2004, ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali.
Ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast)./vizionplus.tv





