E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar me 15 vite burg, arrestohet i shumëkërkuari në Vlorë/ VIDEO

Seksioni kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe Shigjetat kanë finalizuar operacionin e koduar “Lapardhaja”, nga ku arrestuan një person të shpallur në kërkim, të dënuar me 15 vite burg.

 

Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë e kishte dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

 

Reklamë

Në vitin 2009, është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike cannabis sativasi ku është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga  9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.

 

Në atë periudhë ndaj shtetasit  Sandër Likaj  filloi procedimi penal,  ku më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit rezultoi se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim e tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë