E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar me 14 vite burg nga Italia, arrestohet në Durrës 52-vjeçari i shpallur në kërkim! Pritet ekstradimi

Foto ilustruese

Policia Kufitare e Durrësit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “Five Charges”, u arrestua Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tiranë.

Reklamë

Policia kishte informacione se Daci do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij.

52-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali që më datë 24.07.2024.

Reklamë

Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë