Arrestohet shoferi i një autobuzi I cili drejtonte mjetin me pasagjerë në gjëndje të dehur.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobuz, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobuzit .

 

Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtusi i autobuzit  shtetasi B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen  të Shijakut, drejtonte autobuzin në gjëndje të dehur në masën 1.48 mg për litër.

 

Në përfundim të veprimeve u  bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale”Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt ”(në gjëndje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *