E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dehur në timon/ Arrestohet polici në Korçë, ngjarja u tentua të mbahet e fshehtë

Një punonjës policie është vënë në pranga nga kolegët e tij në Korçë. Burime bëjnë me dije se është arrestuar shefi i postës së policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj.

 

Ai është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe po ashtu është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus.

 

Reklamë

Ngjarja është tentuar të fshihet nga disa punonjës të qarkullimit rrugor. Lidhur me këto dyshime Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore po kryen hetime për verifikimin e rastit.

 

Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë