Vihet në pranga një 23-vjeçar me precedent të mëparshëm penal. Ai u kap me arme zjarri me vete.

Julian Gjoshi, 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” u prangos ne Tirane.

Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Julian Gjoshi dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *