E diel, 11 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dashuri i plagosi ish-burrin dhe u arratisën të dy, arrestohet pas tre muajsh Melisa Beluli! Asnjë gjurmë nga Klement Beqaj

Policia e Fierit ka vënë në pranga 29-vjeçaren Melisa Beluli (Hoxhallari), e shpallur në kërkim që prej 5 janarit.

Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Reklamë

Më datë 05 janar, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi Klement Beqaj (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç.

Klement Beqaj është i dashuri i Melisa Belulit, ndërsa 40-vjeçari i plagosur ish-bashkëshorti i saj.

Reklamë

Si ndodhi ngjarja 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 5 janarit.

25-vjecari Klement Beqaj, ditën e ngjarjes, shkoi në lokalin pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi “ në Fier, ku gjendej ish-bashkëshorti i së  dashurës me djalin  e mitur dhe sipas dëshmitarëve, pas një debati të çastit e qëlloi me një plumb.

Prezente në momentin e ngjarjes së rëndë ka qënë dhe ish-bashkëshortja e të plagosurit, Melisa Beluli, e cila është larguar menjëherë  me të dashurin me një automjet tip “ Ford”.

40-vjeçari, me iniciale G. H, u transportua me urgjencë  drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të djalit të mitur të të plagosurit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë