Një i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe trafik droge, tentoi këtë të martë që të arratisej nga burgu i Bënçës në Tepelenë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:10, ndërsa i burgosuri Eduard Sakaj po futej në ambientet e burgut pasi më herët ishte paraqitur ne gjykatë.

Ai u iku nga duart uniformave blu por arratisja i zgjati vetëm 20 minuta pasi u kap në afërsi tëe fshatit Bënçë.

I burgosuri u rikthye menjëherë në qeli, ndërsa shërbimi i kontrollit te brendshem ka nisur hetimin mbi punonjësit që e shoqëronin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *