E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I bleu makinën dhe e mashtroi për paratë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Mashtroi shtetasin që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Hyundai Tucson”. Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë