Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

I biri vrau bashkëshorten dhe veten në Francë, flet nëna e autorit: Më ndihmoni ta sjell trupin në Shqipëri, i kërkoj falje familjes së nuses

14 Nëntor 13:54

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të enjten në qytetin Brest të Francës, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë në apartamentin e tyre, raportojnë mediat franceze.

Alarmi është dhënë rreth orës 16:30, pasi një banor i lagjes Europe telefonoi policinë duke deklaruar se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet.

Lexo edhe :

Related Posts

DETAJE/ 36-vjeçari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, djali 3-vjeçari ndodhej në banesë gjatë krimit makabër

Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku gjetën trupat e Andon Janaqit (36 vjeç) dhe Anjeza Zenelit (30 vjeçe). Pranë tyre u gjet edhe një armë gjahu, ndërsa shenjat paraprake sugjerojnë se gruaja është vrarë fillimisht dhe më pas autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje.

Sipas hetuesve, pista kryesore e ngjarjes po trajtohet si vrasje e ndjekur nga vetëvrasja.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve.

Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e kësaj tragjedie të rëndë që ka tronditur komunitetin.

Floresha Ilo, nëna e autorit ka folur për mediat. Ajo kërkon ndihmë nga shteti për të sjellë trupin e të birit në atdhe.

“Dua të më ndihmojë shteti, të më sjellë trupin e djalit këtu. Shiko në ç’gjendje jam, nuk di çfarë ka bërë djali. Ishin mirë, ishin  bukur, probleme ka çdo shtëpi por nuk e dija që do bënte vrasje.

Na thanë nga Franca, mori nusen e djalit që kam në Greqi, dhe më thotë Flora mblidh mendjen sepse djali jot kështu kështu ka bërë, ka vrarë nusen dhe veten e tij.

Nuk di nëse kishin fërkime me njeri tjetrin në shtëpi.

Nuk kam folur me familjen e vajzës, evlat e kanë dhe ata,  nuk u më vjen mirë, u kërkoj falje”, thotë ajo.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Francë Shqiptar

Nga e njëjta kategori

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

më shumë...

Shpërthim me tritol në Shkodër

më shumë...

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546 milionë euro në 11 vite

më shumë...

Si i zhvati paratë Bankers? Muçi zbulon prapaskenat e skandalit: Ja çfarë më thanë naftëtarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.