Subscribe

Bardhok Pllanaj është personi i radhës që do të duhet të deklarojë pasurinë e tij pas formularit që i dërgoi Operacioni “Forca e Ligjit”. Ai ndryshe njihet si “Sheiku i Shkodrës” dhe është arrestuar disa herë.

 

Ai ra në prangat e policisë në vitin 2018 pasi iu sekuestrua edhe një pallat 10-katësh me vlerë 2 milionë euro. Hetimet e policisë zbuluan se pallati i Pllanajt ishte ndërtuar pa leje. Po ashtu u zbulua se ai e kishte ndërtuar pallatin me para krimi të bëra më herët në Gjermani.

 

Edhe autoritetet gjermane e kanë arrestuar Bardhok Pllanajn për aktivitet kriminal. Atij i janë sekuestruar edhe 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje e makina.

 

Në vitin 2014 Bardhok Pllanaj kërkohej nga policia për trafik droge pasi emri i tij u lakua gjatë operacionit “Laguna e Vilunit”. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan një ton hashash. Ndërkohë, në vitin 2019 ai ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, por e theu atë. Më pas u arrestua në Lushnje.

 

OFL i dërgoi këtë të hënë kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve: A. K., banues në Durrës, i dënuar  në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe Bardhok Pllanajt, banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore;

 

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së mbi burimin e pasurisë së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *