E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I akuzuar për prostitucion dhe trafik droge, Gjykata e Fierit liron me kusht Safet Bajrin

Safet Bajri, një ndër emrat më të diskutuar të botës së krimit ka rifituar lirinë. Gjykata e Fierit ka vendosur lirimin e tij me kusht. Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.

 

Prej 9 vitesh, Safet Bajri vuante dënimin e caktuar nga drejtësia belge. Ai akuzohej si drejtuesi i një bande kriminale që kontrollonte trafikun e lëndëve narkotike dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Ai njihet gjithashtu dhe si kreu i një prej bandave kriminale në Shkodër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë