Subscribe

Në nisje të seancës së sotme paralementare, kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

 

Ai tha se Raporti i Komisionit Hetimor i është dërguar të gjithë deputetëve dhe Presidentit të Republikës.

 

“Komisioni u bazua në faktet dhe rrethanat që u vlerësuan gjatë shqyrtimit të procesit të hetimor. Referuar doktrinës kushtetues, jurisprudencësh se Gjykatës Kushtetuese, vendimeve të Komisionit të Venecias etj ka rezultuar se Presidenti i Republikës ka bërë një sërë shkeljesh.  Ai ka cenuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit.  Raporti shtjellohet në 98 faqe dhe 3 anekse. Për shkak të volumit të madh të raportit, iu është shpërndarë deputetëve, është publikuar dhe në faqen e kuvendit, është bërë dhe një përmbledhje”, ka thënë ndër tjera Hyseni.

 

Për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit duhet të votojnë të paktën 94 deputetë. Mirëpo, fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese; ajo do të vendosë përfundimisht nëse Presidenti do të shkarkohet nga detyra ose jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *