Një 66-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, ka humbur jetën këtë të hënë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës.
I moshuari sapo hyri në det rreth orës 19:00, pësoi arrest kardiak dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
“Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv





