Një burrë rreth 51-vjeç është arrestuar nga policia në Itali. Burri është futur mes turmës në sheshin e Shën Palit me një thikë në xhep, teksa Papa Françesku ka qenë duke bekuar besimtarët.
Autroritetet përjashtuan mundësinë e lidhjes së burrit me ngjarje të terrorizmit, teksa shtuan se 51-vjeçari e kishte thikën me detektorë metalikë në xhepun e pantallonave.
Në tentativë për të imobilizuar burrin, një punonjës policie ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur pak orë pas sulmit të përgjakshëm në kishën katolike Santa Maria në Stamboll dhe gatishmëria e autoriteteve ka qenë i lartë për të përjashtuar çdo ngjarje tjetër të mundshëm që mund të përgjakte vendin./vizionplus.tv